Vedat Muriqi po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra turke si dhe disa evropiane.
Sulmuesi shqiptar ka lënë pas vetes një sezon të mirë duke shënuar 17 gola dhe ka pasur tetë asistime për Rizesporin.
Galatasaray duket se është ekipi më i interesuar për shtatgjatin pasi që ka rritur ofertën për kartonin e lojtarit.
Pos që ka ofruar 3.5 milionë euro për sigurimin e shërbimeve të 25-vjeçarit, tashmë kësaj ia ka shtuar edhe dy lojtarë.
Mbetet të shihet nëse do të pranojë skuadra e lojtarit, e cila ka bërë të ditur se nuk do ta shes lojtarin nën dhjetë milionë euro.
Ndryshe, Muriqi, i cili po gjendet për pushime në vendlindje, Prizren, ka pohuar se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/