Telegrafi

Galatasaray ka ushtruar kallëzim penal ndaj presidentit të Fenerbahces, Ali Koç

Sekretari i Përgjithshëm i Galatasaray, Eray Yazgan ka thënë se ata kanë bërë një kallëzim penal kundër presidentit të Fenerbahces, Ali Koç.

Takimi i zakonshëm i marsit të Bordit të Galatasaray u mbajt në Kompleksin Sportiv Ali Sami Yen.

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve të Galatasaray, Husnu Seçkin Koç, duke folur në takim, kritikoi deklaratat e presidentit të Fenerbahces, Ali Koç se ‘Galatasaray është problemi i mbijetesës së këtij vendi’.

Sekretari i Përgjithshëm i Galatasaray, Eray Yazgan , i cili u ngjit në podium ka treguar se klubi ka ushtruar kallëzim penal ndaj Ali Koç.

“Kemi bërë kallëzim penal ndaj personit në fjalë (Ali Koç). Po ndjekim edhe çështjet e nevojshme të dëmshpërblimit. Në të njëjtën kohë, ne kemi bërë aplikimet e nevojshme në Komisionin e Etikës të Federatës Turke të Futbollit. Shpresoj që “ai të vijë në vete dhe kur thotë diçka për komunitetin e Galatasarayt, të mendojë disa herë dhe pastaj të flasë”, ka deklaruar Yazgan.

Galatasaray dhe Fenerbahce janë në luftë për titull kampioni këtë sezon. /Telegrafi/