Gal Gadot e ka shpërndarë një fotografi të re nga “Wonder Woman 1984”, vazhdimin e ri të filmit të Patty Jenkins me superheroinën.
Regjisorja edhe më herët ka treguar në lidhje me xhirimet dhe kthimin e Chris Pine në rolin e Steve Trevor dhe për kostumet e superheroinës që interpretohet nga Gadot, mirëpo ekskluzivitetin për debutimin e imazhit të ‘Wonder Woman’ e ka pasur vet aktorja izraelite.
Ajo e ka publikuar fotografinë në rrjetet sociale, me një mbishkrim te thjeshtë: “Ajo është kthyer”, duke e shoqëruar me hashtagun e filmit të ri.
Vazhdimi i ri i “Wonder Woman” do të përfshijë periudha nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1984.
Shumëkush është befasuar për rikthimin e Pine në “Wonder Woman 2”, kur kihet parasysh se ai vdes në filmin e parë.
Filmi i parë “Wonder Woman” nga viti 2017, i bazuar në karakterin e DC Comics, rezultoi jashtëzakonisht i suksseshëm me mbi 820 milionë dollarë përfitime.
Krahas Gadot dhe Pine, në atë film luajnë edhe Robin Wright, Danny Huston, David Thewlis, Said Taghmaoui, Connie Nielsen e Elena Anaya. /Telegrafi/