Site icon Telegrafi

Gakpo zbulon se ishte pranë kalimit te Manchester United, por tregon arsyen pse nuk ndodhi një gjë e tillë

Cody Gakpo është një nga futbollistët holandez më në formë këtë edicion.

Sulmuesi i talentuar edhe sezonin e kaluar pati paraqitje fantastike me PSV Eindhoven dhe qëndrimi i tij në Holandë ka befasuar të gjithë, madje edhe vet futbollistin.

Ai është ndër objektivat kryesorë të Manchester United për sulmin, por në fund një transferim i tillë nuk ndodhi.

23-vjeçari ka folur për afatin kalimtar të verës duke treguar pse nuk u bë transferimi te United dhe duke zbuluar pse nuk pranoi tjetër ofertë në fund.

“Deri në javën e kaluar mendoja se do të transferohesha te United. Më pas mora në shqyrtim edhe oferta të tjera, por te PSV gjeta një opsion më të mirë”.

“Manchester United më kërkoi nga fillimi i afatit kalimtar dhe sinjalet ishin pozitive derisa në një pikë gjithçka u duk e përfunduar dhe e besova. Gjithsesi, javën e kaluar ky transferim nisi të ftohej”, deklaroi Gakpo.

Ai foli edhe për ofertat e tjera, por tha se nuk i pranoi pasi u këshillua nga trajneri Louis Van Gaal që të qëndronte te PSV Eindhoven.

“Nuk do të ishte mirë për mua dhe PSV të ndryshoja klub në momentet e fundit. Fola edhe me trajnerin Louis Van Gaal dhe më këshilloi se një transferim në vitin e Botërorit nuk do të ishte ideale”, u shpreh Gakpo.

Në nëntë ndeshjet e para, Gakpo ka shkëlqyer duke shënuar shtatë gola e duke asistuar në gjashtë të tjerë me fanellën e PSV. /Telegrafi/

Exit mobile version