Site icon Telegrafi

Gakpo tregon si i dështoi transferimi te Man Utd dhe zbulon emrat e dy skuadrave angleze që i reruzoi

Cody Gakpo është një nga sulmuesit më në formë këtë edicion në Evropë dhe njëkohësosht një nga më të kërkuarit.

Sulmuesi holandez ishte shumë pranë largimit në verë nga PSV Eindhoven, por në fund ai vendosi të qëndroj.

Në 18 ndeshjet e para këtë edicion në të gjitha garat, Gakpo ka shënuar 13 gola e ka asistuar në 11 të tjerë.

Dëshira e sulmuesit ishte të transferohej te Manchester United dhe ai ka folur për dështimin e kalimit të tij në Old Traford.

“Ishte një goditje për mua dhe zhvillimin tim dhe sepse Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë, por edhe për PSV-në sepse transferimi i një lojtari te Manchester United është një gjë e mirë për klubin”, deklaroi Gakpo.

Sulmuesi meksikan Hirving Lozano është shitja më e shtrenjtë e PSV pasi në vitin 2019 iu bashkua Napolit për 45 milionë euro dhe klubi holandez shpreson që ky rekord të thyhet në vitin 2023 nga Gakpo.

23-vjeçari ka treguar se pasi i dështoi transferimi në Old Traford kishe dy opsione të tjera në Angli, por që i refuzoi ato duke qëndruar te PSV.

“Më duhej të bëja një zgjedhje të shkoja te Leeds ose Southampton . Vendosa të qëndroj te PSV edhe pse e pranoj se ishte një verë shumë stresuese”.

“Gjithmonë kam thënë nëse qëndroj këtu është klubi im i fëmijërisë nuk është një dështim”.

“Më pëlqen të jem këtu, dua të fitoj trofe këtu dhe të bëj më të mirën për klubin. Por nëse do të kisha mundësinë të shkoja në Ligën Premier, padyshim që do ta konsideroja atë”, u shpreh sulmuesi holandez.

Gakpo pritet të luaj me Holandën në Kampionatin Botëror dhe PSV synon që nga shitja e tij në janar ose verën e vitit të ardhshëm të fitoj mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/

 

Exit mobile version