Telegrafi

Gaitan i bashkohet gjigantit spanjoll

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me njërin nga mesfushorët më të mirë në Evropë.

Fjala është për argjentinasin, Nicolas Gaitan i cili është kërkuar me ngulm nga Manchester United.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, Atletico Madrid ka mbyllur me sukses negociatat me Benfican për transferimin e Gaitan në Madrid.

Shuma e transferimit pritet të jetë 25 milionë euro, ndërsa Gaitan do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare.

28-vjeçari dy vite më parë kishte marrë një ofertë 50 milionë euro nga United, mirëpo ishte kampioni i Portugalisë që e refuzoi atë. /Telegrafi/