Transferimi më i ri i Interit, Roberto Gagliardini, ka folur pas zyrtarizimit të marrëveshjes me skuadrën nga Milano.
Ish-ylli i Atalantas ka thënë mezi pret të fillon aventurën e re dhe shpreson të ndihmojë skuadrën për të arritur qëllimet.
“Jam i lumtur që jam pjesë e Interit, është një ëndërr që u realizua”, ka thënë Gagliardini.
“Mezi po pres të punoj me Piolin, të ndihmoj shokët dhe natyrisht të veshë këtë fanellë në San Siro para tifozëve të Interit”.
“Shpresoj të jap kontributin tim për qëllimet ekipore pasi ky klub e meriton”, ka shtuar transferimi më i ri i Interit. /Telegrafi/