Roberto Gagliardini ka konfirmuar se Suning Group duan të qojnë Interin në krye të botës, teksa ka folur edhe rreth ambientimit të tij në skuadrën zikaltër.
Mesfushori i talentuar italian iu bashkua Interit nga Atalanta në janar, dhe thotë se pronësia kineze ka bërë të qarta ambiciet e tyre.
“Ata janë një grup me ambicie të mëdha”, ka thënë fillimisht Gagliardini për Sky.
“Që nga fillimi më bëri të kuptoj që ata aspirojnë për të sjellë Interin prapë aty ku ata meritojnë të jenë. Në pak vite ne patjetër do të jemi në krye të botës”, përcjell Telegrafi.
“Në ndërkohë, unë do të them se tifozët të na mbështesin dhe të besojnë në ne. Ne do të punojmë për të arritur qëllimet tona”.
Gagliardini u pyet edhe se si ai është përshtatur me jetën në Milano te Interi.
“Ka qenë një fillim i mirë për mua. Unë jam i lumtur, kjo është e lehtë me ndihmën e shokët e mi dhe trajnerit [Stefano Pioli], ata ma bënë mua më të lehtë.
“Nuk mendoj shumë për hapin e bërë, ky sigurisht që ishte një fillim i mirë dhe dua të vazhdojë të bëjë ashtu edhe më tutje.
“Jam i afërt me [Danilo] D’Ambrosion, ne ulemi afër njëri-tjetrit në dhomën e zhveshjes. Ai është nga jugu, me një karakter shumë të hapur”.
“Sa për Piolin, ai është trajner shumë i ditur i cili përgatit lojërat në detaje. Ne mund të kishim luajtur më mirë ndaj Romës, por kjo është e të kaluarës”.
“Ka edhe shumë ndeshje deri në fund, dhe ne jemi duke punuar për të rimarrë veten ashtu si ne bëmë pas pengesës së fundit kundër Juventusit. Ne e dimë se ndeshja kundër Romës ishte e rëndësishme, kështu që ne e shohim atë si një humbje të keqe”, përfundoi italiani. /Telegrafi/