Telegrafi

Gagliardini: Fitore e rëndësishme, po e gjejë vetën mirë

Mesfushori i Interit, Roberto Gagliardinit, ka folur pas fitores ndaj Palermos me rezultat 0-1.

Italiani nuk ishte i kënaqur me paraqitjen ekipore, por e rëndësishme ishte fitorja.

“Sipas mendimit tim kjo nuk ishte një nga ndeshjet tona më të mira. Trajneri më tha që ka nevojë për mua, më kërkoi të mbuloj me kujdes disa zona, pasi ata janë të mirë në kundërsulme”.

“Me Brozovic ndoshta jam i detyruar të mbuloj më shumë hapësirat pasi atij i pëlqen të sulmon, por e gjejë vetën mirë edhe me Kondogbian”.

“Tani mendojë për Pescaran, ishte fitore e rëndësishme duke shikuar rezultat e skuadrave tjera. Të dielën do kemi edhe ndihmën e tifozëve”, ka thënë Gagliardini për Inter Channel. /Telegrafi/