Telegrafi

Gagliardini bën huqjen e vitit, nuk shënon nga tri metra në portën e zbrazët

Roberto Gagliaridini ka bërë një nga huqjet më të mëdha ndonjëherë në futboll.

Interi ishte afër të mbyllte ndeshjen ndaj Sassuolos me një epërsi prej 3-1, por kështu nuk mendoi edhe Gagliardini.

Mesfushori italian prodhoi njërën nga huqjet më të mëdha në botën e futbollit.

Gagliardini nuk ishte i saktë nga tri metra në portën e zbrazët.

Ai goditi traversën dhe kjo nervozi bashkëlojtarët e tij dhe trajnerin Antonio Conte. /Telegrafi/