Roberto Gagliaridini ka bërë një nga huqjet më të mëdha ndonjëherë në futboll.
Interi ishte afër të mbyllte ndeshjen ndaj Sassuolos me një epërsi prej 3-1, por kështu nuk mendoi edhe Gagliardini.
Mesfushori italian prodhoi njërën nga huqjet më të mëdha në botën e futbollit.
Gagliardini nuk ishte i saktë nga tri metra në portën e zbrazët.
Ai goditi traversën dhe kjo nervozi bashkëlojtarët e tij dhe trajnerin Antonio Conte. /Telegrafi/
https://twitter.com/EmptySerieA/status/1275866393561436161