Site icon Telegrafi

Gagica: Ata që thonë sot “emëruam Ahmet Krasniqin ministër”, e kanë braktisur atë (Video)

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica, ka thënë se qëllimi i Ahmet Krasniqit ishte të mblidhte kokat intelektuale e ushtarake për tu bashkuar në luftën e Kosovës.

Gagica, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Ahmet Krasniqi nga ushtarakët ishte konsideruar si një person unifikues i faktorit ushtarak.

“Ahmet Krasniqi ishte viktimë e kohës. Viktimë e kohës për shkak se grupi i Qeverisë së Kosovës duhet të ishin më të kujdesshëm për akomodimin dhe përkujdesjen ndaj tij”.

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani ka thënë se edhe grupi i LPK-së që quhej Shtabi i Përgjithshëm do të duhej të ishin më korrekt në raport me ushtarakët profesionist.

“Etiketimi se këta janë ish-ushtarakë të Jugosllavisë dhe ne jemi patriot krijoi një luftë të re brenda përbrenda në kohën kur kishim përballë një Serbi që po bënte dëbim masiv të popullatës”.

Lexo po ashtu Gagica: Dikush e bindi Rugovën ta anulojë vizitën te varri i Adem Jasharit (Video)

Gagica thotë se Ahmet Krasniqi ishte viktimë për keqardhje dhe sipas tij vetë fakti që moskthimi i tij në Prishtinë u vonua për kaq shumë vite, fletë shumë.

“Ata që flasin sot dhe thonë “ne e kemi emëruar”… e kanë braktisur. Është e turpshme..”, tha ndër të tjera Hafi Gagica./Telegrafi/

Exit mobile version