Skipper Tim Harrison ka mbetur i befasuar, kur e gjeti një gaforre të kaltër derisa po mblidhte me rrjetë në bregdetin e Caredigion të Wales.
Në momentin që e pa mes gaforresh tjera, peshkatari nuk e diti që është aq e rrallë dhe e ndau anash, transmeton Telegrafi.
“Më dukej se shkëlqeu ndryshe, nga të tjerat. Kur e kapa në dorë, pashë që e kishte trupin e kaltër, madje edhe antenat i kishte me po atë ngjyrë” ka thënë Harrison.
Të gjeturit e një krijese të tillë, ka ndodhur edhe përpara por janë shumë të rralla. Konsiderohet se një gaforre e kaltër, mund të gjendet vetëm një në dy milionë. /Telegrafi/