Faqja zyrtare e UEFA-s në Twitter ka bërë një postim në rrjetin social që ka nervozuar shumë shqiptarë.
Siç shkruajnë disa portale, një ditë më parë, në faqen zyrtare të evropianit në Twitter, UEFA Euro 2016, nisi prezantimi i skuadrave pjesëmarrësve.
Kur erdhi radha te Shqipëria, u postua një fotografi e fanellës së skuadrës kombëtare të Rusisë, transmeton Syri.net.
Postimi u fshi pak kohë më pas dhe u vendos një status i ri për kombëtaren shqiptare të futbollit.