Telegrafi

Gafa e tmerrshme e Maguire në golin e parë: E tërhoqi bashkëlojtarin Shaw, i cili ishte pranë që ta pastronte topin

(Foto: Twitter/ESPN FC)

Harry Maguire ishte lojtari me vlerësimin më të ulët në ndeshjen ndërmjet Manchester Unitedit dhe Tottenham Hotspur që u zhvillua në Old Trafford.

Djajtë e Kuq pësuan me rezultat 6-1 nga Spursat, ndërsa kapiteni nuk ishte në ditën e tij të mirë, ashtu që bëri disa gabime.

Pas golit të shënuar nga Bruno Fernandes nga pika e bardhë, Tottenhami u kthye menjëherë në lojë me golin e Tanguy Ndombele.

Kjo falë gafës së mbrojtësit të Unitedit, i cili u mundësoi lojtarëve kundërshtarë që të shënonin golin e barazimit.

Lexo po ashtu Tottenhami shkatërron Unitedin në Old Trafford - Djajtë e Kuq pësuan gjashtë gola në shtëpi

Në përpjekje që të tregohej lojtari kryesor në mbrojtjen e Djajve të Kuq, Maguire e tërhoqi me dorë bashkëlojtarin Luke Shaw, i cili tentonte ta largonte topin.

Në këtë mënyrë, topi mbeti i pambrojtur dhe Ndombele vrapoi për ta futur në rrjetë. /Telegrafi/