Telegrafi

Gafa e Ronaldos në konferencën e parë për shtyp, ngatërron Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut

(Foto: Getty Images)

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, e ka gabuar emrin e vendit të klubit të tij në konferencën e parë për shtyp në Arabinë Saudite pas transferimit multi-milionësh te Al Nassr.

“Nuk është fundi i karrierës time ardhja në Afrikën e Jugut”, ka thënë portugezi, teksa në prapavijë shkruante me krenari: “Mirë se vjen në Arabinë Saudite”.

Duke qenë jashtëzakonisht të lumtur, zyrtarët sauditë nuk kanë ndërhyrë për ta korrigjuar 37-vjeçarin, derisa gabimi i tij nuk i ka shqetësuar aspak fansat sauditë që i bënë mikpritje të jashtëzakonshme në Mrsool Park.

Paga e tij vjetore e raportuar prej afro 200 milionë eurosh, do ta bëjë CR7 futbollistin më të paguar në botë.

Ndërkohë që një përdorues i Twitterit ka shkruar: “Nuk duhet ta dish emrin e vendit për t’i fituar 200 milionë euro… Sidoqoftë, mirë se vjen në Afrikën e Jugut, Ronaldo”.

Edhe pse ishte padyshim një lapsus, kjo i ka nxitur tifozët jugafrikanë që të ëndërrojnë se një ditë, Cristiano mund të luajë edhe atje. /Telegrafi/