Reperët e njohur, Gadaf dhe Mercy, kanë publikuar projektin e ri.
“Du me dit” është videoklipi i ri i punuar nga kjo dyshe.
Granit Gashi ka punuar projektin e ri të Gadafit, ndërkaq klipi është realizuar nga XL Films.
Tekstin e kanë punuar Egzon Ademi, Mercy, Gadaf dhe Skivi.
Për Mercyn ky është rikthim, kurse Gadafi ka kohë që s’ka publikuar klip të ri.
Gadafi ndryshe është i njohur edhe si producent klipesh. /Telegrafi/