Telegrafi

Gabriel Magalhaes zgjedh bashkëlojtarët e preferuar te Brazili, injoron shokët e Arsenalit

Mbrojtësi i Arsenalit dhe Kombëtares së Brazilit, Gabriel Magalhaes ka zgjedhur bashkëlojtarët e tij të preferuar te Selecao.

I pyetur për lojtarët e tij të preferuar brazilianë, Gabriel nuk hezitoi t’i zgjedh ata, duke injoruar kështu bashkëlojtarët e tij te Arsenali.

“Më pëlqen Neymar kështu që jam i lumtur që jam aty me të. Tani ai është i lënduar, por është një djalë i mirë. Më pëlqen të jem aty sepse e shikoja Neymar kur isha më i ri”, ka thënë fillimisht Gabriel.

“Shumë lojtarë me pëlqejnë. Marquinhos gjithashtu, Thiago Silva… Jam shumë i lumtur që jam aty”.

“Pasi Ronaldo erdhi në Corinthians, sigurisht që e kam parë shumë dhe ai është një lojtar i mirë”.

“Coutinho është një lojtar më i mirë dhe unë kam luajtur me të edhe për ekipin kombëtar”, përfundoi braziliani.

Lexo po ashtu Gabriel Magalhaes i jep një ‘mirëseardhje brutale’ Endrickut gjatë seancës së tij të parë stërvitore me Brazil

Gabriel i cili bëri debutimin e tij për Brazilin në gusht është paraqitur edhe tre herë të tjera.

Ai pritet të nisë si titullar ndeshjet kualifikuese të Botërorit kundër Kolumbisë dhe Argjentinës. /Telegrafi/