Telegrafi

Gabriel Jesus objektiv i Realit për fazën e sulmit

Gabriel Jesus. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus nuk është duke kaluar momentet më të mira te Manchester City.

Pas dy viteve shumë të suksesshme në Angli, Jesus këtë edicion nuk është duke luajtur si titullar tek City.

Kjo ka bërë që lojtari të kërkojë largimin nga klubi për tu transferuar në një skuadër tjetër ku ka më shumë hapësira.

Marca ka raportuar se gjiganti spanjoll Real Madrid është duke e përcjellë situatën e brazilianit te City.

Gabriel Jesus. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Los Blancos e kanë objektiv Jesusin dhe pritet të dalin me një ofertë në janar për transferimin e tij.

Besohet se Real Madrid është gati të ofrojë rreth 80 milionë euro te Manchester City për transferimin e 22-vjeçarit.

Reprezentuesi brazilian shihet si pasardhësi i francezit Karim Benzema në Santiago Bernabeu.

Jesus këtë edicion ka luajtur vetëm pesë takime në Ligën Premier, ku në vetëm dy prej tyre ka qenë titullar. /Telegrafi/