Arsenali ka fituar 2-1 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Manchester United në një ndeshje miqësore.
Topçinjtë deri te kjo fitore erdhën falë golave nga sulmuesit brazilian si Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli.
Ajo që ka gëzuar trajnerin e Arsenalit, është padyshim forma e mirë e sulmuesit Gabriel Jesus i cili sezonin e kaluar nuk ishte në formën më të mirë të tij.
“Ai duket shumë mirë. Ai duket shumë i mprehtë. Ai ka ndryshuar shumë gjëra gjatë verës”, tha Mikel Arteta.
“Gabriel Jesus ka ardhur përsëri në gjendje të mirë. Dhe kur e keni atë bazë, mund të ndërtohen gjëra të tjera, por pa atë bazë nuk keni një lojtar”.
“Ai duhet të jetë në atë gjendje për të marrë më të mirën prej tij. Jesus e ka kuptuar këtë. Dhe unë jam shumë i lumtur me atë që ai ka treguar sot përsëri”.
“Mënyra se si duket, ritmi i tij, mprehtësia e tij, mënyra se si po lëviz. Dhe ju mund të shihni edhe në sytë e tij se ka përsëri një shkëndijë atje sepse ai tani ka një pikë për të provuar dhe kjo është mirë”, deklaroi trajneri spanjoll.
Arsenali pritet të nënshkruajë me një sulmues të ri këtë verë, por ngritja e Jezuit në formë është sigurisht e mrekullueshme për t’u parë. /Telegrafi/