Site icon Telegrafi

Gabriel Jesus ndahet nga partnerja Raiane Lima, tetë muaj pasi u bënë prindër për herë të parë

Gabriel Jesus është ndarë nga partnerja e tij, Raiane Lima.

Influencuesja e rrjeteve sociale, Raiane, 21-vjeçare, njoftoi se është ndarë nga ylli i Arsenalit, 25 vjeç.

Raiane bëri një postim në InstaStory për të konfirmuar lajmin, megjithëse postimi i saj nuk është më i disponueshëm.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo vjen vetëm tetë muaj pasi Lima solli në jetë vajzën e tyre, Helena.

Nuk ka më asnjë fotografi të përbashkët të Jesusit dhe Raianes në faqen e saj në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gabriel Jesus

Ata janë bashkë që nga korriku i vitit 2021 dhe duket se njerëzit përreth janë befasuar nga ndarja e tyre.

Foto: Screenshot/Instagram

“Para se të përhapen thashethemet, unë vetë ju bëj të ditur se unë dhe Gabrieli nuk jemi më çift”, tha ajo.

“Dhe kush do që të gjykojë, mund të gjykojë, kushdo që do të thotë të këqija, mund të flasë. Meqenëse disave u pëlqen turpi, e bëj vetë pyetjen për të shpallur fundin e diçkaje që pothuajse më ka konsumuar. Kush dëshiron të festojë gjithashtu, mund të festojë (sidomos anëtarët e familjes)”.

“Pas këtij postimi, ju e dini që nuk do të më shihni më kurrë të flas për atë që kemi kaluar, apo për ndonjë temë që lidhet me vajzën tonë. Nuk ishte tradhti, ishte vetëm presion nga të gjithë dhe gjithçka”, shtoi tutje ajo.

Foto: Instagram

“Nuk mund të duroj më dhe nuk do ta detyroj veten të bëj diçka që po më vret”.

Ylli i Arsenalit ka mbetur jashtë fushës që kur pësoi një dëmtim në gju ndërsa përfaqësonte Brazilin në Kupën e Botës.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai iu nënshtrua një operacioni dhe tani po rikuperohet në mënyrë që të rikthehet për të ndihmuar ekipin e tij. /Telegrafi/

Foto: PA
Exit mobile version