Site icon Telegrafi

Gabriel Jesus mund të arrijë një rekord të rrallë në rast se shënon sot ndaj Sevillas

Ylli i Arsenalit, Gabriel Jesus ka mundësinë të arrijë një rekord të rrallë, i cili paraprakisht është arritur nga ish-sulmuesi i klubit anglez, Marouane Chamakh, kur ata do të përballen sot (e martë) me Sevillan në Ligën e Kampionëve.

Arsenal do të luajnë si mysafir i ekipit spanjoll, me shpresën që do të arrijnë një fitore pas humbjes në xhiron e dytë ndaj Lensit në Francë.

“Topçinjtë” kanë mposhtur ekipin holandez PSV Eindhoven, të cilët momentalisht janë vetëm dy pikë mbrapa tyre andaj mund të gjejnë veten në një pozicion të fortë për t’u kualifikuar në fazën tjetër në rast fitoreje ndaj spanjollëve.

Jesus ka startuar në të dyja ndeshjet për Arsenalit në këtë kompeticion deri më tash duke shënuar po ashtu në të dyjat.

Sezonin që lamë pas Arsenali nuk ishte pjesë e Ligës së Kampionëve, andaj këtë sezon braziliani është paraqitur për klubin londinez në kompeticion më të madh për klube, për herë të parë që kur iu bashkua atyre nga Manchester City në verën e kaluar.

Në rast se ai arrin të shënojë ndaj Sevillas, do të bëhet vetëm lojtari i dytë i Arsenalit që shënon në secilën prej tri ndeshjeve të tyre të para në Ligën e Kampionëve për klubin.

Marouane Chamakh është lojtari i vetëm i “Topçinjve” që e ka arritur këtë në sezonin 2010/11. Ai kishte shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në këtë kompeticion me fanellën e Arsenalit.

Jesus megjithatë do të shpresonte që të arrinte suksese më të mëdha në Ligën e Kampionëve se sa Chamakh, ku ata tre gola ishin të vetmit që kishte shënuar për Arsenalin në këtë garë./Telegrafi/

Exit mobile version