Site icon Telegrafi

Gabriel Jesus ka barazuar rekordin e golave të dy legjendave braziliane në Ligën e Kampionëve

Gabriel Jesus (Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)

Ylli i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, ka barazuar dy ikona braziliane me golin e tij kundër Real Madridit të premten në mbrëmje.

Manchester City mposhti 2-1 Real Madridin në ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës në Ligën e Kampionëve.

Me këtë fitore, Qytetarët kaluan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të takohet gjatë kësaj jave kundër Lyonit në Lisbonë.

Lexo po ashtu Jesus: Kemi mposhtur skuadrën më të mirë në këtë garë, për ne është një triumf i madh – punojë shumë që të jem si Ronaldo

Njëri nga lojtarët kryesor të klubit nga Etihad ishte braziliani Jesus, i cili shënoi gol të dy ndeshjet ndaj Mbretërve.

Megjithatë, goli i shënuar në shtëpi ka peshë të madhe për të, pasi ka barazuar rekordin e dy legjendave të mëdha braziliane në këtë garë.

Goli ndaj Realit ishte i 14-ti i tij në vetëm 22 ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe ky gol e barazoi atë me legjendat braziliane – Ronaldo Nazario dhe Adriano.

Sidoqoftë, numrat e Jesusit janë më pozitë, pasi ai arriti këtë shifër golash me pesë ndeshje më pak se ‘Perandori’ dhe 18 më pak se ‘Fenomeni’. /Telegrafi/

Exit mobile version