Zyrtarët disiplinorë në federatën angleze kanë biseduar me mbrojtësin e Arsenalit, Gabriel Magalhaes për përplasjet e së dielës me Liverpoolin.
Gjyqtari Michael Oliver ndaloi rifillimin e lojës për penalltinë fituese të Arsenalit për të folur me trajnerët Mikel Arteta dhe Jurgen Klopp në vijën e fushës.
Zyrtarët e federatës angleze kanë biseduar me Gabriel Magalhaes të Arsenalit për grindjen e tij me Jordan Henderson.
Oliver kishte zemëruar lojtarët e Liverpoolit duke dhënë goditjen nga pika e bardhë për faullin e Thiago Alcantaras ndaj Gabriel Jesus.
Zyrtari informoi të dy drejtuesit se do të raportonte zyrtarisht akuzat e bëra atij në fushë.
Kjo pasoi një përplasje mes kapitenit të Liverpoolit, Jordan Henderson dhe Gabriel.
Jordan Henderson’s exchange with Gabriel Magalhaes during today’s game, what do you think he has said? #lfc #afc pic.twitter.com/osqVAIaPc9
— Terry Flewers (@terryflewers) October 9, 2022
Ylli brazilian tani ka folur me drejtuesit disiplinor si pjesë e hetimit të federatës për incidentin.
Dhe Henderson gjithashtu besohet të ketë dhënë versionin e tij. FA deri më tani ka refuzuar të japë ndonjë udhëzim të mëtejshëm pasi konfirmoi se ishte “në dijeni të një incidenti që ndodhi” në lojë dhe se, pas bisedimeve me zyrtarët dhe klubet, do të “shqyrtonte detajet e incidentit”. /Telegrafi/