Site icon Telegrafi

Përfundon takimi në Presidencë, Escobar nuk deklarohet për media

(E plotësuar) – Ka përfunduar takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe emisarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.

Pas takimit rreth që zgjati rreth dy orë, Escobar nuk pranoi të flasë për mediat.

I njëjti mbrëmjen e sotme do të takojë edhe krerët e partive opozitare në Kosovë.

Osmani takohet me Escobarin në Presidencë

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar ka arritur në presidencë. Aty është pritur nga shefja e shtetit, Vjosa Osmani.

Bashkë me Escobar në takimin me presidenten është edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Takimi po mbahet i mbyllur për medie, derisa të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes së Escobar.

Në ditën e parë të qëndrimit në Kosovë, Escobar, pritet të takojnë edhe liderët e partive opozitare.

Vizita e Escobar vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të vendimit të Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targat ilegale.

Ndërsa, nesër do të qëndrojë në Kosovë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Bisedimet në Bruksel që filluan 11 vjet më parë, synojnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Serbia llogaritë në përkrahjen e Rusisë në kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës të cilën e njohin Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore perëndimore.

Normalizimi është kusht për të dyja palët që të përparojnë drejt integrimeve evropiane./Telegrafi/

Exit mobile version