Dy mjekë janë pezulluar nga puna, pasi që një foshnje të gjallë e kishin shpallur të vdekur.
Në një klinikë private në New Delhi, gruas që kishte sjellë në jetë binjakët i kishin thënë se ata kishin vdekur, transmeton Telegrafi.
Megjithatë derisa po i dërgonin për t’i varrosur, prindërit e binjakëve kishin vërejtur se njëri prej tyre ishte gjallë.
Ata mbetën të shokuar kur e panë që njëri prej tyre që ishte futur në një qese të najlonit, filloi të lëviz dhe të marrë frymë.
Dhe për shkak të këtij gabimi trashanik e gjithë India është ngritur në këmbë, duke kërkuar cilësi në sektorin sektorit privat të shëndetësisë.
“Derisa të përfundon hetimi, në të cilin janë përfshirë mjekët e institutit medicional indian, kemi vendosur të pezullojmë nga puna dy mjekët”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga menaxhmenti i spitalit. /Telegrafi/