David Luiz krijoi përshtypjen e një lojtari të dobët të futbollit të mërkurën pasdite, duke çuar Arsenalin drejt një humbje të turpshme në miqësore kundër skuadrës së Championship, Brentford.
Arsenali fillon sërish sezonin e Ligës Premier të mërkurën e ardhshme, kur ata luajnë ndaj Manchester Cityt, me skuadrën e Mikel Arteta ende duke luftuar për të përfunduar në vendet evropiane për sezonin e ardhshëm.
Gjëja e fundit që londinezëve iu desh vetëm një javë larg nga takimi i tyre me skuadrën e Pep Guardiola ishte ngritja e moralit.
Por, kjo nuk ndodhi pasi Topçinjtë humbën në miqësore kundër Brentford me rezultat 3-2, falë edhe një gafe në mbrojtje nga braziliani Luiz.
David Luiz is looking lively ahead of the Premier League restart. https://t.co/otQ7Nv2v4U
— Ball Street (@BallStreet) June 10, 2020
Luiz bëri një gabim të tmerrshëm thuajse amator në mesin e fushës duke mundësuar një sulm të kundërshtarin që përfundoi me gol duke u barazuar rezultat në 1-1.
Në vazhdim të dy skuadrat arritën të shënojnë përsëri, por fitore shënoi Brentford në fund me rezultat 3-2. /Telegrafi/
We are finished https://t.co/pyHPryrFVE
— chief (@aliladiere) June 10, 2020
Most footballers (red) vs David Luiz (blue). I love this club. pic.twitter.com/zsuTnYYjiU
— Dan Critchlow (@afcDW) June 10, 2020