Andre Onana ishte fajtor për golin e parë të Senegalit kundër Kamerunit në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Pasi humbi ndeshjen e parë të vendit të tij kundër Guinesë, portieri i Manchester Unitedit iu dha rasti të nisë si titullar ndeshjen e dytë që u zhvillua të premten.
Megjithatë, ai pësoi një gol nga Ismaila Sarr pas vetëm 16 minutash dhe po konsiderohet si fajtor për këtë gol.
Gardiani i Man Utd grushtoi një top brenda zonës së tij në mënyrë të keqe dhe ai top shkoi direkt te Sarr i cili realizoi gol duke bërë që Onana të mos reagoj fare.
Onana ka duruar një fillim të vështirë të mbushur me gabime te Man United pasi u bashkua nga Interi.
Gabimet e tij i kanë kushtuar pikë United dhe mund t’i kushtojnë edhe vendit të tij.
Një humbje do ta linte Kamerunin me vetëm një pikë dhe në prag të eliminimit. /Telegrafi/