Telegrafi

‘Gabimi më i mirë i jetës sime’: Amerikanja shtyp ‘butonin e gabuar’, fiton çmimin e lotarisë prej 1 milionë dollarëve

Një grua nga Virxhinia që preku aksidentalisht butonin e gabuar në një makinë lotarie, ka përfunduar duke fituar një çmim prej 1 milionë dollarësh.

Banorja e Christiansburg, Miriam Long, ka treguar se ajo vizitoi makinën shitëse të biletave të lotarisë në Blacksburg sepse donte të blinte një biletë të llojit Mega Millions.

Por, ajo aksidentalisht ka shtypur butonin e gabuar dhe ka pranuar një biletë Powerball, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, Long u mahnit kur e pa se pesë numrat e biletës së saj përputheshin me numrat fitues të çmimit prej 1 milionë dollarëve.

“Është gabimi më i mirë i jetës sime. Zemra ime po rrihte”, u shpreh amerikanja.

Ndryshe, Long ende nuk ka treguar nëse ka ndonjë plan se ku t’i shpenzoj paratë e fituara. /Telegrafi/