Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Krasniqi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Në mesin e shumë temave që u diskutuan me Krasniqin, ai zbuloi gjithashtu një histori interesante se si u detyrua të punojë në ‘baushtellë’, për shkak të një gabimi të menaxherit të tij.
“Menaxheri në fakt e ka bërë një gabim tashmë nuk ja vlen as të diskutojmë për të, por u bë gabimi dhe në fund më ka kushtuar”.
“Unë jam penalizuar më duket 800 ditë prej futbollit nga FIFA sepse e kam bërë një gabim që nuk e kam ditur dhe kështu ka rrjedhur situata nga futbolli në baushtellë”.
Tutje ai ka rrëfyer se si ekipi i tij Mlada Boleslav ia vështirësoi gjërat pasi nuk bashkëpunonin me të për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar.
“Jam munduar shumë të gjejë një zgjidhje por nuk funksiononte pasi ekipi nuk dëshironte të bashkëpunonte me mua”.
“Ata kishin një problem me menaxherin tim dhe ai nuk hiqte dorë dhe unë isha ai në mes që nuk mund ta zgjidhja situatën”, ka thënë Krasniqi.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Krasniqi i ka shpalosur të gjitha në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko, Pro Transport dhe Muqa Solar./Telegrafi/