Tamy Abraham shënoi golin e parë të sfidës për Chelsean ndaj Barcelonës, por ishte Sergio Busquets ai që gaboi rëndë.
Mesfushori katalanas nuk mendoi se Jorginho do ta kap pasimin e tij, ku topi pastaj shkoi te Abraham.
Mund të jetë vetëm fillimi i sezonit, por Busquets duhet të mendojë më shumë për pozitën e tij në edicionin 2019/20.
https://www.youtube.com/watch?v=5dbrMIR-EHM
Kjo pasi tani në klub është edhe Frenike De Jong. Holandezi hyri në pjesën e dytë të ndeshjes dhe tregoi disa lëvizje të talentit të tij, duke treguar se ia ka vlejtur paga prej 75 milionë eurove të shpenzuar për të.
Ai e mori pozicionin e Busquets me lehtësi, elegancë dhe mirëkuptim.
De Jong mund të kishte bërë më mirë te goli i Ross Barkley dhe se sigurisht ka punë për të bërë, por ai dukej mjaftë mirë në rolin e tij në mesfushë dhe ky do të jetë një problem për numrin 5. /Telegrafi/