Humbja e peshës nuk ju shkon mirë, ndoshta po bëni diçka të gabuar. Më shpesh nuk jeni të vetëdijshëm për gjërat që ju pengojnë ta arrini vijën e dëshiruar, si dhe për shprehitë e përditshme që nuk janë të mira.
Nëse keni një tendencë gjenetike për të fituar peshë, humbja e kilogramëve do të jetë punë e vështirë. Shumëkush përpiqet të humbë peshë përmes dietave të ndryshme, regjimeve rraskapitëse të ushtrimeve, numërimit të kalorive etj.
Megjithatë, disa shprehi të përditshme pengojnë procesin e humbjes së peshës:
Duke anashkaluar mëngjesin
Njerëzit që hanë mëngjes e kanë më të vështirë të shtojnë peshë sesa ata që e anashkalojnë atë. Nëse e kaloni vaktin e mëngjesit, ka shumë të ngjarë të hani shumë më tepër ushqim për drekë.
Mungesa e ujit
Uji është i dobishëm gjatë humbjes së peshës, pasi ndihmon në djegien e kalorive. Herën tjetër që dëshironi të pini një pije të gazuar, zëvendësojeni me ujë.
Ushqimi pa yndyrë
Ndjekja e një plani diete pa yndyrë në fakt mund të çojë në shtim shtesë në peshë. Heqja e yndyrës nga ushqimi në fakt do të na bëjë të hamë më shumë, gjë që zakonisht rezulton në ngrënie të tepërt.
Ngrënia natën vonë
Nëse hani vonë, trupi me siguri do t’i ruajë ato kalori si yndyrë në vend që t’i djegë ato. Ushqimi më i lehtë në mbrëmje do të jetë i mirë, por përpiquni të qëndroni larg frigoriferit të paktën katër orë para gjumit.
Ulni konsumin e alkoolit
Dihet se konsumimi i të gjitha llojeve të alkoolit rrit masën totale të trupit. Gjithashtu, birra nxit akumulimin e yndyrës, veçanërisht në zonën e stomakut. /Telegrafi/