Mbase nuk e keni ditur, por mënyra se si e mbushni telefonin tuaj mund të jetë thelbësore, jo vetëm për faturat e energjisë elektrike dhe sigurinë tuaj, por edhe jetëgjatësinë e baterisë së telefonit.
Bateritë e telefonit të përdorura sot bazohen në një numër të saktë të cikleve të mbushjes dhe për t’i bërë ato të zgjasin më shumë, këshillohet që asnjëherë të mos i mbushni ato në 100 për qind ose t’i lini në 0 për qind.
Bright Side tregon disa këshilla të tjera në lidhje me mënyrën e duhur për të mbushur telefonin tuaj, kështu që ju mund ta përdorni atë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shmangni rreziqet.
Ju gjithmonë e lini mbushësin tuaj në prizë
Mbushësi tërheq vazhdimisht energji kur është në prizë edhe nëse telefoni nuk është i lidhur. Kjo nuk është e mirë për faturat tuaja të energjisë elektrike.
Ju mbushni baterinë 100 për qind
Nëse mbushni baterinë e telefonit tuaj 100 për qind çdo herë, kjo do të shkurtojë jetëgjatësinë e tij. Kjo për shkak se çdo bateri ka një numër të saktë të cikleve të mbushjes dhe nëse gjithmonë e mbushni në 100 për qind, këto cikle do të përfundojnë më shpejt.
Ju lejoni që bateria të shpenzohet plotësisht para se ta mbushni përsëri
Nuk është mirë të lejoni që bateria të shkojë në 0 për qind. Nëse e lini baterinë të shpenzohet, do të shkatërroni hap pas hapi jetëgjatësinë e pajisjes tuaj.
Ju e lini telefonin tuaj të mbushet gjatë tërë natës
Nëse e lini telefonin tuaj të mbushet gjatë tërë natës, do të shepenzoni energji elektrike dhe do ta mbushi baterinë më shumë seç duhet. Kjo gjithashtu do të prishë ciklet e mbushjes së baterisë.
Ju e përdorni telefonin ndërsa është duke u mbushur
Ju nuk duhet të vazhdoni të shpenzoni baterinë e telefonit tuaj ndërsa përpiqeni ta mbushni. Kjo çon në mbingarkimin e baterisë, e cila tani po përpiqet të bëjë dy gjëra menjëherë.
Ju lini telefonin me mbështjellës ndërsa jeni duke e mbushur
Një nga armiqtë kryesorë të baterive është nxehtësia dhe duke mbushur telefonin tuaj me mbështjellësin e tij, ju po bllokoni nxehtësinë që po prodhohet. Kjo do të bëjë që bateria dhe përbërësit e tjerë të brendshëm të telefonit të nxehen.
Ju mbushni telefonin tuaj nga laptopi juaj
Laptopët shpesh përdoren për të mbushur telefonat, por kjo kërkon më shumë sesa përdorimi i prizave të rregullta dhe nuk aktivizon mundësinë e mbushjes së shpejtë të baterisë.
/Telegrafi/