Ajax mund të kërkojë që të rimbursohen me 12 milionë euro për vendimet e marra nga gjyqtari italian Gianluca Rocchi gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
Gjatë ndeshjes mes Bluve dhe gjigantëve holandezë në nëntor të vitit të kaluar, Rocchi nxori me karton të kuq dy lojtarë të Ajax, Daley Blind dhe Joel Veltman në pjesën e dytë, ndërsa ndeshja u mbyll në barazim 4-4.
UEFA, sipas De Telegraaf, do të pranonte jozyrtarisht se gjyqtari italian Gianluca Rocchi bëri gabime që i kushtuan Ajaxit gjatë ndeshjes në Londër.
Ajax përfundimisht u eliminua nga turneu në fazën e grupeve, dhe sipas gazetës, klubi është në gjendje të apelojnë kundër vendimeve të gjyqtarëve që u kushtojnë atyre me eliminim.
Por Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Edwin van der Sar ka thënë se Ajax nuk ka ndonjë plan të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundër shoqatës evropiane.
“Të ndërmarrësh veprime ligjore ndaj UEFA-s do të ishte e kotë dhe e pashpresë”, ka thënë ish-portieri.
Chelsea do të përballet me Bayern Munich në raundin e parë të fazave së eliminimit, ndërsa Ajax do të luajë kundër Getafes në Ligën e Evropës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_c_Xk4qHSjo