Telegrafi

“Gabime” nga Gjiko dhe Nora, arrihen 20 milionë klikime (Video)

Gjiko kishte publikuar pak muaj më parë projektin e tij me Nora Istrefin.

“Gabime” e punuar në shtëpinë e hiteve nga BigBang u pëlqye tej mase nga publiku.

Klipi ku shfaqet BMW me të cilin u aksidentua Gjiko (të cilin e zëvëndësoi me një Porsche Cayenne pak ditë më pas) tash ka arritur një numër të konsiderueshëm klikimesh.

Tashmë hiti i klubeve të natës ka arritur që të ketë impaktin në muzikën shqiptare dhe ka 20 milionë klikime.

Për këtë sukses të madh artistët kanë shijuar një numër të madh koncertesh. Prej asaj kohe, Gjiko publikoi projekte të reja.

Ishte “Papuqe Gucci” një tjetër hit i Gjikos, në një vit vetëm me hite për reperin nga Peja.

Ndryshe më meritori për këtë sukses pa dyshim se është Arbër Gjikolli – Big Bang, producent i shtëpisë RedBox. /Telegrafi/