Site icon Telegrafi

Gabim i pabesueshëm i Ronaldos – ai mund të humb miliona euro shkaku i kësaj lëvizje

Al Nassr po luan disa ndeshje miqësore në këtë fillim të sezonit dhe kundër Celta Vigoës ishte një nga to, këtë të hënën që sapo e lamë pas ku pësuan debakël me rezultat 5-0.

Cristiano Ronaldo luajti në pjesën e parë dhe doli nga loja, ndaj të pesë golat e spanjollëve i pa në pjesën e dytë i nga tribuna.

Megjithatë, portugezi mund të ketë probleme shumë më të mëdha sesa humbja në një ndeshje miqësore.

Tifozët e përpiktë në rrjetet sociale, duke parë fotot nga ndeshja, vunë re se Ronaldo kishte veshur mbrojtëse të këmbëve të Adidas nën çorape. Kjo nuk do të ishte shumë problem nëse Ronaldo nuk do të kishte nënshkruar një kontratë dhjetëvjeçare me Nike me vlerë 170 milionë dollarë.

Lexo po ashtu Kush e drejton me të vërtetë skuadrën: Trajneri thirri Ronaldon për të dal jashtë - ai iu përgjigj me vetëm një lëvizje

Adidas nuk është sponsor teknik i Al Nassr, por kompania arabe Duneus, kështu që nuk është e qartë pse Ronaldo ka veshur mbrojtëset e këmbëve të rivalit më të madh të Nike.

Ronaldo zakonisht vesh mbrojtëse të personalizuara me foton e tij ose të familjes dhe nuk dihet pse zgjodhi Adidas këtë herë.

Nike nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për këtë ngjarje, megjithëse nuk është e pamundur që Ronaldo të ketë penalitete në kontratën e tij nëse shfaqet në publik në pajisje të prodhuesve të tjerë.

Lexo po ashtu “Më e mirë se MLS, do ta kalojë Turqinë dhe Holandën”, Ronaldo ‘godet’ Messin dhe futbollin evropian duke konfirmuar se nuk do të kthehet më

Megjithatë, është e vështirë të besohet se Nike do ta ndërpresë kontratën me portugezin për këtë, veçanërisht pasi u njoftua se Nike do të jetë sponsori i ri teknik i Al Nassr. /Telegrafi/

Exit mobile version