Është zhbllokuar derbi i javës në Angli mes Chelseat dhe Manchester Cityt.
Pas 36 minutave lojë Chelsea ka arritur të kaloj në epërsi përballë kampionit në fuqi Manchester Cityt.
Në fakt londinezët kanë përfituar nga një gabim amatoresk i dy lojtarëve të Cityt, Benjamin Mendy dhe Ilkay Gundogan që nuk u koordinuan mirë për ta larguar topin.
Sulmuesi anësorë i Chelseat, Christian Pulisic ka përfituar duke marrë topin dhe duke shënuar një gol të bukur.
E me epërsinë e Chelseat nuk kanë festuar vetëm tifozët e kaltër, por ka shpërthyer festa edhe në Liverpool.
Rezultati momental i kësaj ndeshje e shpall Liverpoolin edhe matematikisht kampion të Anglisë pas 30 viteve pritje.
Gjithsesi City mund t’ia shtyjë festën skuadrës së Jurgen Klopp vetëm nëse del me pikët e plota sonte nga Stamford Bridges. /Telegrafi/
GAAAAL DE PULISIĆ. Tremendo error en medio campo del City. pic.twitter.com/TbKzUMh7ZP
— Nación Balompie (@MasBalompie) June 25, 2020