Telegrafi

Gabigol refuzon Villarrealin, dëshiron qëndrimin te Interi

Sipas medieve italiane, Villarreal janë afruar për të marrë sulmuesin brazilian, Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa në huazim nga Interi, por ai i kërkoi të qëndrojë në San Siro.

Sulmuesi brazilian u transferua nga Santos në gusht për shifrën prej 29.5 milionë euro, por ka bërë vetëm tri paraqitje prej 24 minutash në total të luajtura.

Paraqitja e tij e fundit ishte për pesë minutat e fundit në fitores 3-0 të Interit ndaj Lazios mbrëmë(mërkurë), ku Gabigol zëvendësoi Antonio Candrevan.

Sipas Sportitalia, Villarreal iu afruan Interit për të kërkuar Gabigolin në huazim për afatin kalimtar të janarit, megjithatë braziliani 20-vjeçar hodhi poshtë këtë mundësi.

Gjatë disa ditëve të ardhshme duhet të bëhet një vendim për të ardhmen e tij, pasi ai dëshiron të mbetet në San Siro për të luftuar për vendin e tij, ose të pranojë një huazim në Brazil. /Telegrafi/