Gabriel Barbosa thotë se akoma nuk ka vendosur nëse do të kthehet te Interi në janar apo do ta vazhdojë qëndrimin te Santosi.
Gabigol i ka shënuar pesë gola në pesë ndeshjet e fundit për klubin brazilian (duke përfshirë një het-trik ndaj Vasco da Gamas në fundjavë), prandaj tifozët e duan qëndrimin e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=npdlzl29ssU
Sulmuesi është huazuar te Santosi nga Nerazzurrët, ndërsa huazimi i tij skadon më 31 dhjetor.
“(Trajneri) Cuca më ka dhënë shumë besim, ka folur shumë me mua. I kemi diskutuar gjërat lirshëm. Mendoj se ai ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin tim dhe atë të skuadrës”.
“Duke i marrë parasysh ofertat që i kam pranuar, i kam thënë Cucas se nuk doja të largohesha. Më duhej të qëndroja për të dhe për tifozët. Vendimi për të qëndruar ishte më shumë për bashkëlojtarët e mi dhe për klubin”.
https://www.youtube.com/watch?v=i8WGZHccf1Q
“Sa i përket Interit, nuk kam thënë se dua të kthehem, por duhet ta bëj për shkak të kontratës time. Jam shumë i kënaqur me rrjedhën e gjërave të Santosi dhe tash po mendoj për ta”.
“Akoma i kam edhe 17 ndeshje për t’i zhvilluar, kam kohë për të vendosur nëse do të kthehem apo do të qëndroj. Duhet t’i shfrytëzoj në maksimum mundësitë që i kam këtu”, ka thënë Gabigol në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/