Site icon Telegrafi

Gabigol: Nuk dështova te Interi, futbolli evropian është shumë ndryshe

Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa thotë se ai nuk dështoi te Interi, ndërsa ka pohuar se nuk e ka në plan të largohet nga Benfica.

Nerazzurrët paguan 29.5 milionë euro kur e transferuan nga Santosi si 20 vjeçar, mirëpo ai nuk startoi në asnjë ndeshje në Serie A në edicionin e kaluar (pos që u inkuadrua në disa raste nga banka rezervë).

Pritjet ishin të mëdha kur u transferua nga Santosi në vitin e kaluar

Duke qenë se nuk ishte në planet e Luciano Spallettit, klubi e huazoi te Benfica, ku po ashtu nuk po arrin të luajë.

Lexo po ashtu Gabigol nuk përshtatet as te Benfica, kërkon kthimin në Brazil

Ankesat nga të dyja klubet janë të njëjta – ai nuk angazhohet sa duhet në stërvitje dhe nuk është i aftë taktikisht.

“Nuk mendoj se kam dështuar te Interi. është shumë e vështirë për një brazilian që vjen në Evropë, të shënojë 20 apo 30 gola në vitin e tij të parë”.

Ai nuk po arrin të luajë as te Benfica

“Unë shkova te Interi shumë i ri. Isha vetëm 20 vjeç… Kështu e deshi Zoti. Unë kam qenë gjithmonë Gabigoli: te Interi, Santosi, Benfica dhe Brazili. është vetëm çështje pune. Duhet të punoj dhe ta pres mundësinë time”.

“Futbolli evropian është shumë ndryshe dhe dallon nga shteti në shtet. Italia dallon shumë nga Brazili dhe Portugalia. Më duhet të mësohem me këtë”.

“Tash jam në Portugali, ku futbolli është më i shpejtë dhe më dinamik. Duhet të kem durim dhe ta pres rastin tim”, ka deklaruar Gabigol për A Bola. /Telegrafi/

Exit mobile version