Telegrafi

Gabigol: Jam krenar që po lidhem me klube të shkëlqyera, por jam i lumtur gjithashtu që jam lojtar i Interit

Gabriel Barbosa (Foto: Alexandre Loureiro/Getty Images/Guliver)

Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol është “krenar” që lidhet me klube të ndryshme, por nuk mbyll derën për një qëndrim të përhershëm te Interi.

Sulmuesi brazilian është i huazuar te Santosi, por ky huazim do të përfundojë në muajin janar.

Nga ai moment, Gabigol do të kthehet te Nerazzurrët, ku më pas do të vendohet e ardhmja e tij.

Lexo po ashtu Gabigol kthehet te Interi, nga aty në Angli e do Evertoni

Duke pasur parasysh se ai nuk arriti të startojë asnjë ndeshje në Serie A gjatë sezonit 2016-17, pritet që ai të largohet përsëri, me Evertonin dhe Flamengon në mesin e klubeve të interesuara.

“Jam krenar për lidhjet me të gjitha këto klube të shkëlqyera”, ka thënë fillimisht sulmuesi Gabigol gjatë një ngjarje tregtare në Brazil.

“Jam i lidhur me Santosin, por nuk i mbyll derën askënd. Unë jam duke shkuar përsëri në Inter, por më pëlqejnë të gjitha këto thashetheme”.

Lexo po ashtu Gabigol thotë se dëshiron të shkëlqejë në Evropë

“Unë vetëm dua të jem i lumtur dhe të luaj, pa marrë parasysh se ku është”.

“Jam i lumtur që jam një lojtar i Interit, është padyshim një ekip i shkëlqyeshëm”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/