Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol është “krenar” që lidhet me klube të ndryshme, por nuk mbyll derën për një qëndrim të përhershëm te Interi.
Sulmuesi brazilian është i huazuar te Santosi, por ky huazim do të përfundojë në muajin janar.
Nga ai moment, Gabigol do të kthehet te Nerazzurrët, ku më pas do të vendohet e ardhmja e tij.
Duke pasur parasysh se ai nuk arriti të startojë asnjë ndeshje në Serie A gjatë sezonit 2016-17, pritet që ai të largohet përsëri, me Evertonin dhe Flamengon në mesin e klubeve të interesuara.
“Jam krenar për lidhjet me të gjitha këto klube të shkëlqyera”, ka thënë fillimisht sulmuesi Gabigol gjatë një ngjarje tregtare në Brazil.
“Jam i lidhur me Santosin, por nuk i mbyll derën askënd. Unë jam duke shkuar përsëri në Inter, por më pëlqejnë të gjitha këto thashetheme”.
“Unë vetëm dua të jem i lumtur dhe të luaj, pa marrë parasysh se ku është”.
“Jam i lumtur që jam një lojtar i Interit, është padyshim një ekip i shkëlqyeshëm”, përfundoi ylli brazilian. /Telegrafi/