Gabriel ‘Gabigol’ Barbosa është i hapur që të largohet nga Interi për t’u huazuar te Sporting CP.
Sulmuesi brazilian u transferua te Nerazzurrët në vitin e kaluar nga Santosi për 29.5 milionë euro, mirëpo dështoi t’i tregonte pritshmëritë.
Ndërkaq, në ndeshjet parasezonale, Luciano Spalletti e ka bërë të qartë se ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit.
Sipas FCInterNews.it, Gabigol deri më tani i ka refuzuar disa ofertë për huazim, mirëpo është i gatshëm ta pranojë atë të Sportingut.
Klubi portugez akoma nuk ka bërë ofertë formale për shërbimet e lojtarit, mirëpo dy klubet janë në bisedime të vazhdueshme. /Telegrafi/