Interi ka konfirmuar transferimin e Gabriel Barbosas, të njohur si Gabigol, të cilin e ka blerë nga Santosi.
Sulmuesi kishte udhëtuar për në Milano në javën e kaluar për testet mjekësore, por ishte kthyer te ish-klubi për të zhvilluar edhe një ndeshje të fundit, në mënyrë që të përshëndetej me tifozët.
Ndërsa të martën, përmes një komunikate për media, Nerazzurrët kanë njoftuar se e kanë zyrtarizuar transferimin në ditëlindjen e tij të 20-të.
Klubi italian duhet të paguajë rreth 28 milionë euro për futbollistin, megjithëse paratë do të shpërndahen ndërmjet grupeve të ndryshme që posedojnë të drejtat e lojtarit.
Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
Gabigol ka nënshkruar për Interin deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/