Telegrafi

Gabigol edhe për një vit te Santosi

Gabriel Barbosa po kalon formë të mirë te Santos pas huazimit nga Interi.

Gabigolit i përfundon huazimi në fund të sezonit, por në klauzolë ka mundësinë e vazhdimit edhe për një vit.

Dhe që ai të vazhdojë edhe për një sezon te klubi brazilian mundësitë janë të mëdha.

“Synimi im është të respektoj kontratën, do të ketë kohë për të vlerësuar situatën. Jam shumë i lumtur që jam rikthyer”, ka thënë Gabigol.

Braziliani para se të rikthehej te Santosi ishte i huazuar te Benfica, por edhe aty ishte dështim.

21-vjeçari  në verën e viti 2016  u transferua te Inetri për 30 milionë euro dhe nënshkroi kontratë pesë vjeçare.

Te Interi shënoi vetëm një gol në 10 paraqitje. /Telegrafi/