Agjenti i Gabriel Barbosa, i njohur si Gabigol, ka thënë se lojtari i tij e dëshiron Juventusin.
Bianconerët kanë qenë të lidhur këtë verë me lojtarin 19 vjeçar që është nën kontratë me Santosin.
Tashmë Juventusi ka bërë zyrtare ofertën e tyre prej 20 milionë euro dhe pritet që gjithçka të mbyllet.
Për këtë situatë ka folur menaxheri i lojtarit, Wagner Ribeiro, i cili ka thënë se Gabigol e do Serien A.
“Gabigol e dëshiron Juventusin”, ka thënë ai.
Edhe presidenti i Santosit, Modesto Roma, ka thënë se fo të varet nga dëshira e lojtarit. /Telegrafi/