Site icon Telegrafi

Gabaski njeriu i momentit – Të gjithë po flasin për paraqitjet e portierit të Egjiptit, por tani edhe shishen e tij të ujit që e harroi pas finales së humbur

Gabaski ka qenë njeriu i momentit në Kupën e Kombeve të Afrikës falë pritjeve spektakolare të tij.

Portieri egjiptian ka treguar formë jashtëzakonisht të lartë edhe në finalen ndaj Senegalit, ku ishte i jashtëzakonshëm me pritet e tij.

31-vjeçari fillimisht arriti në minutën e shtatë ta priste penalltinë e Sadio Manes në mënyrë spektakolare.

Senegali dominoi finalen duke krijuar raste të shumta shënimi, derisa Gabaski bëri hiq më pak se tetë pritje në portë përveç penalltisë.

Anëtari i skuadrës egjiptian skuadrës Zamalek është bërë portieri më i përfolur në botën e futbollit pas paraqitjes fantastike.

Të gjithë po flasin për pritet e tij të pabesuar, por tani edhe për shishen e famshme që Gabaski e kishte gjatë ekzekutimit të penalltive.

Portieri egjiptian i kishte ngjitur letrat me emrat e futbollistëve të Senegalit në shishen e ujit dhe i shikonte gjatë ekzekutimit të penalltive.

Lexo po ashtu Salah i tregoi portierit të Egjiptit se ku do gjuante Mane - senegalezi nuk ia doli të shënonte

Në të kishte emrat e lojtarëve senegalez dhe vendi ku gjuanin ata zakonisht penalltitë.

Gjithsesi fati nuk shkoi me të, pasi Senegali ka arritur ta fitoj ndeshjen me 4-2.

https://www.youtube.com/watch?v=HkmOc4sNxrw

Gabaski e harroi shishen e tij në fushë pas përfundimit të sfidës dhe ajo tani është bërë virale në rrjetet sociale.

Pas paraqitjes fantastike ai në fund të ndeshjes ndërroi edhe fanellat me Eduardo Mendy e Chelseat i cili e përgëzoi egjiptianin për ndeshjen e madhe që zhvilloi./Telegrafi/

Exit mobile version