Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, sot (e enjte), feston ditëlindjen e 24-të.
Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.
Një urim të veçantë e mori edhe nga miku i saj i ngushtë reperi G4shi, teksa e uroi me një video nga festivali “Sunny Hill”.
“Urime ditëlindjen Dua, ju jeni legjendë”, ka shkruar 28-vjeçari krahas kësaj video.
Artistja shqiptare këtë ditëlindje është duke e festuar me të dashurin e ri, Anwar Hadid, dhe sot u surprizua me një gur të çmuar nga ai.
Ndryshe, karriera muzikore e Duas ka filluar në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte këngë ‘cover’ nga artistë të tjerë në YouTube, e në vitin 2015 ajo nënshkroi kontratë me ‘Warner Music Group’. /Telegrafi/