G4shi vazhdon të jetë mjaft i pëlqyer nga publiku për stilin e tij muzikor.
Reperi, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë, tashmë ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.
Krahas kësaj, ai së fundmi ka njoftuar fansat se në vitin 2020 do të lansojë linjën e veshjeve Gashi.
Kjo u bë e ditur nga vetë ai përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
“Në vitin 2020 do të bashkëpunojë me një kompani për të lansuar linjën e veshjeve Gashi. Dua të fokusohem në dizajnimin e njerëzve për mua, të cilët janë në një “ane më të madhe”, dua që njerëzit të ndihen rehat. Unë me të vërtetë jamë e sëmurë nga veshjet që nuk më bëjnë të ndihem mirë dhe ndjehem keq, kështu që do të bëjë diferencë duke filluar që nga vetja ime”, ka shkruar mes të tjerash 29-vjeçari.
Ndër të tjerash, G4shi edhe këtë vit pritet të vijë në Kosovë, në festivalin “Sunny Hill”, me ç’rast do të promovojë edhe albumin e ri. /Telegrafi/