Reperi shqiptar, i cili prej vitesh bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe këtë vit pritet të performojë në festivalin “Sunny Hill”.
Ai vitin e kaluar është kthyer pas 18-të vitesh në Kosovë, ndërsa në edicionin e dytë të këtij festivali do të këndojë sërish.
Së fundmi, këngëtari 29-vjeçar ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale dhe duket se mezi pret të vijë në vendlindje.
“Performanca ime në Kosovë edhe dy javë”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.
Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e llojllojshme nga fansat e tij nuk kanë munguar.
Gjithashtu, G4shi në këtë festival do të promovojë edhe albumin e tij të ri. /Telegrafi/